E ardhmja e Paul Pogba ende mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të fundit, ZInedine Zidane dëshiron me çdo kusht ta ketë mesfushorin e Manchester United që nga sezoni i ardhshëm. Francezi është i lidhur që një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm tek Madrilenët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, si pasojë e mosmarrëveshjes së drejtuesve të klubit.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolles Marca, Zidane e sheh Pogban si përforcimi ideal për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm. Madje raportohet se pikërisht francezi ishte kërkesa kryesore për Zinedine Zidane në momentin e rikthimit të tij në klubin mbretëror.
Vlen të theksohet se Zidane dhe Pogba kishin një takim në Dubai, ku 26 vjeçari ishte duke u rehabilituar nga dëmtimi që e la atë jashtë fushave disa javë.