Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar që lojtarët e tij të tregojnë më shumë qëndrueshmëri tani e tutje. Francezi mbeti i irrituar pas humbjes së parë këtë sezon të Los Blancos në La Liga ndaj Mallorcas. Sidoqoftë, Zidane ishte i qartë në mesazhin e tij se lojtarët e tij duhet të përshtaten shpejt për të luajtur në ndeshjet e shpeshta.
“Lëndimet nuk janë një justifikim. Ne kemi mjaft lojtarë për të mbuluar lëndimet, dhe ata lojtarë duhet të tregojnë se janë rritur. Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën në gjendje të luajnë kur ftohen”, përfundoi trajneri francez. (koha.mk)