Zinedine Zidane u bë, me fitoren e Real Madridit kundër Betis, trajneri i dytë i bardhë, që arrin 100 fitore në kampionatin spanjoll. Vetëm Miguel Muñoz, i cili ishte trajner më 1959 dhe nga prilli 1960 deri në janar 1974, e tejkalon atë në këtë lloj rekordi (mezi i duheshin 139 ndeshje për të arritur 100 fitore). Pas trajnerit francez janë emra të tillë si Leo Beenhakker (89 fitore), José Mourinho (87), Vicente del Bosque (84), Luis Molowny (74) dhe Vujadin Boskov (58), për të përmendur disa nga të shquarit e stolit të “Los Blancos”.
Triumfi i parë i Zidane erdhi në ndeshjen e parë, në të cilën drejtoi në “Bernabéu”. Ishte 9 janari 2016, kur të bardhët u ndeshën me Deportivo de La Coruña. Fitorja ishte e thellë, 5-0. Nga ai moment filloi karriera e frikshme e trajnerit të madrilenëve. Ai e arriti fitoren e 100-të në 147 ndeshje (gjithashtu ka 30 barazime dhe 17 humbje). Nga ato 100 fitore, 55 i ka marrë në shtëpi (në 73 ndeshje të luajtura në shtëpi, 75 për qind fitore), 45 në transfertë (në 74 ndeshje si vizitor, 60 për qind e ka fituar). Në total, nga 147 ndeshje të kampionatit që ai ka qenë trajner i Real Madridit, ka fituar 68 për qind të tyre.
Ecim me tutje. Skuadra e bardhë ka shënuar 342 gola dhe ka pësuar 142 gola në këtë periudhë. Vetëm Mourinho ka një përqindje më të mirë të fitoreve, me 76 për qind, ndër trajnerët e bardhë, me më shumë se 100 ndeshje të drejtuara në kampionat (përqindjen më të mirë të fitoreve e zotëron Manuel Pellegrini, me 81.58 për qind , por ai e menaxhoi Real Madridin vetëm një sezon, me 31 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje në kampionat). Fakti tjetër mbresëlënës ishte ekipi, kundër të cilit ai pati sukses. Zidane shënoi golin e tij të parë si lojtar i Real Madridit në stadiumin “Benito Villamarín”, më 2001.
Përveç kësaj, stadiumi në fjalë ishte fusha e parë, ku francezi shkoi si vizitor, në rolin e trajnerit të bardhë. Përveç kësaj, stadiumi sevillian ishte i fundit, në të cilin Real Madridi humbi sezonin e kaluar, pak para ndalimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për trajnerin e bardhë ishte momenti më i keq i sezonit të kaluar. Por për Zidane, gjithçka u la pas. Që atëherë, “Los Blancos” kanë luajtur 13 ndeshje, pa pësuar asnjë humbje.