Shkup, 25 shtator – Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zidan, gjatë takimit me homologun maqedonas, Talat Xhaferi, ka theksuar se marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit nuk prek identitetin e maqedonasve ndërkohë që hap perspektivat euro-integruese për shtetin. “Edhe më tej maqedonasit do t’i quajmë maqedonas dhe do të ruhet gjuha maqedonase ” ka theksuar Zidan.
Ai tha se më 30 shtator, qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre do të përcaktojnë të ardhmen e tyre euroatlantike.
Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka theksuar se për institucionin ligjvënës mbetet në krye të prioriteteve integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike.