N’Golo Kante nuk dëshiron të largohet nga Chelsea. Kampioni I botës kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe Juventus, por vetë lojtari kërkon të qendrojë në Angli.
Siç raportohet nga mediat angleze, Kante u ka kthyer përgjigje negative të dy ekipeve që kanë shfaqur interes dhe ka vendosur të mos largohet në qershor.
Francezi ka ende një kontratë me Chelsea edhe për këtë arsye dëshiron të qendrojë deri në fund. Tashmë Zidan dhe Sarri duhet të kërkojnë tjetër objektiv në merkato pasi Kante nuk dëshiron të largohet.