Shkup, 3 qershor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, së bashku me Sekretarin Gjeneral, Arben Taravari dhe Nënkryetaren Bujare Abazi, të hënën në Shkup kanë takuar Ambasadorët e NATO-s në Bruksel, të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të Këshillit Veriatlantik, njofton Koha.mk
“Gjatë këtij takimi është biseduar për rëndësinë dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut si shtet anëtar i NATO-s, në planin e sigurisë, atë politik por edhe benifitet ekonomike te qytetarëve të saj. Kryetari i ASH Ziadin Sela, ka thënë se anëtarësimi i RVM, NATO-ja është një shpresë më shumë për qytetarët e saj, si përcaktim strategjik i qytetarëve te saj, dhe se RVM duhet ti kryejë obligimet dhe reformat e duhura qe i NATO i pret nga Maqedonia e Veriut. Kryetari i ASH ka falënderuar të gjithë ambasadorët e NATO-s dhe shtetet e tyre që kanë përkrahur Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s”, thonë nga ASH-ja. (koha.mk)