Shkup, 26 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, sot në Shkup kanë zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, pwrcjellw gazeta KOHA.
Sela, siç thuhet në kumtesë, i ka uruar ministrit Cakaj për përgjegjësinë e re si shef i diplomacisë shqiptare. Gjithashtu ai e ka informuar Ministrin Cakaj për aktualitetet politike në Maqedoni, çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, BE, Marrëveshjen e Prespës si dhe temën e zgjedhjeve presidenciale.
Ai i ka kërkuar nga ministri Cakaj që Tirana zyrtare duhet të jetë më aktive edhe përtej kufijve të Shqipërisë, gjithashtu ti ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të bëhet sa më parë pjesë e perspektivës euroatlantike, thuhet në kumtesën e ASH-së.(koha.mk)