Shkup, 23 qershor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp ka adresuar disa kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sela tha se ai nuk duhet të bëjë avokaturën e shteteve tjera në procesin e eurointegrimit. “Unë e shoh si totalisht jo korrekte sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili publikisht po bëhet avokat i shtetit tjetër, ndërsa nga ana tjetër i bën avokaturën edhe Serbisë, kjo është skandaloze dhe nuk duhet të ndodhë”, tha mes tjerash Sela.