Ziadin Sela: Haraçina është simbol i ndryshimeve

75

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa sonte kanë mbajtur tubimin e para fundit në Haraçinë në një atmosferë festive dhe të ngrohtë është pritur Lideri i Aleancës Ziadin Sela dhe Afrim Gashi i Alternativës.
Sela para Haraçinasve ka folur për programin dhe vizionin politikë të Koalicionit ASH-AA duke nënvizuar se Haraçina gjithmonë ka qenë promotorë i ndryshimeve dhe vendi ku kanë ndodhur kthesat e mëdha.

“Nuk kam as pikën e dyshimit se më 15 korrik Haraçina do të kthej dinjitetin dhe do të marrë vendin e saj të merituar. Këtu kanë ndodhur shumë kthesa dhe ndryshime në periudha të rëndësishme historike.
Prania juaj kaq masive sonte këtu e dëshmon qartë se ju tani më e keni vendosur që të bëni ndryshimin dhe ju ftoj që këtë fitore të madhe të Koalicionit ,,Tash është Koha” ta vulosim pikërisht në Haraçinë, për shkak edhe të simbolikës që ka Haraçina”, theksoi Sela.

Sela çoi edhe porosi drejt partisë së Zoran Zaevit, duke i thënë se Haraçina nuk do t’ja japë besimin një partie maqedonase.

“Në Haraçinë nuk ka mundur të pijë kafe as Lubja e nuk do të pijë as Zorani sepse Haraçina shqiptare ka qenë dhe ashtu do të mbetet përgjithmonë”, shtoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Tubimi i fundit i Koalicionit ,,Tash është koha” do të mbahet nesër me fillim në ora 20:00 para godinës së Qeverisë në Shkup.

Comments are closed.