Portugalia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, nisur nga sot, për viktimat e zjarreve. Së paku 36 njerëz kanë vdekur pasi qindra zjarrje janë përhapur në pjesën qendrore dhe veriore të Portugalisë, të dielën dhe të hënën. Zjarret kanë nisur si pasojë e kushteve të thata, ndërsa kanë marrë hov nga erërat e Atlantikut dhe uragani Ophelia. Kryeministri Antonio Kosta tha se kjo është vala më e madhe e zjarreve në këtë vend që nga viti 2006. Portugalia është përfshirë keq nga zjarret edhe në muajin qershor, kur kanë humbur jetën 64 veta.