Zhvillimi i barabartë rajonal, diskutohet strategjia për ndryshime ligjore

Shkup, 19 shtator – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punon për  ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zhvillim të barabartë, bazuar në përvojën e deritanishme dhe propozimet për zgjidhje të reja më funksionale. Në raportin e përgatitur nga grupi i ekspertëve, janë propozuar një numër i madh ndryshimesh. Raporti u diskutua sot edhe me partnerët ndërkombëtarë, UNDP dhe përfaqësues të Agjencisë për zhvillim nga Ambasada e Zvicrës, me qëllim të koordinimit të politikave që përgatiten nga kjo ministri, të harmonizohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne filluam me ndryshimet e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, konkretisht definimin e një përqindëshit (1%) të bruto prodhimit vendor, i cili duhet të ndahet në mënyrë të barabartë në të gjitha tetë rajonet planore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet tona të cilat i bëjmë në fushën e rritjes së ingerencave të vetëqeverisjes lokale, respektivisht procesin e decentralizimit”,- u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

“Zhvillimi i qëndrueshëm do të thotë zhvillim i të gjithë vendit, i çdo rajoni, sepse propozimi që ne e ndamë me ministrin është të hapen më shumë mundësi për të rinjtë të dalin jashtë vendbanimit të tyre, të mos përqendrohen vetëm në Shkup,   të dalin e të zhvillojnë aktivitetet e tyre edhe jashtë rajonit ku jetojnë aktualisht.  Mendoj se ky trup punues ka një rol të rëndësishëm, ne kombinojmë politikat nacionale me asistencë ndërkombëtare dhe indikatorët avancues në mënyrë që njerëzit që duan dhe të mund të përfitojnë”,- tha përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Nikolla Bertolini.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në fund të këtij viti planifikon të përgatisë një koncept për strategjitë rreth zhvillimit të barabartë rajonal në 10 vitet e ardhshme. Deri në 22 gusht, thirrja publike ka qenë e hapur për ekspertët nga të cilët pritet të bëhen evoluime në implementimin e strategjisë aktuale dhe të japinë mesazhe për periudhën e ardhshme strategjike.