Manastir, 29 nëntor- Një banor 36 vjeçar nga fshati Germija, rajoni i Manastirit, pranoi se është përgjegjës për zhvendosjen e gurëve kufitarë midis Greqisë dhe Maqedonisë. Qendra rajonale për punë kufitare Jug, siç kumtoi MPB-ja, e zbardhi rastin, që ka ndodhur më 23 nëntor, kur në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00 nga ana e një personi të panjohur janë dëmtuar dhe zhvendosur gurët kufitarë midis Maqedonisë dhe Greqisë.