Shkup, 29 janar – Me prezantimin e provave materiale, nesër vazhdon debati kryesor për lëndën “Zhvatja” në të cilën akuzohen Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva.
Sot në gjykatë dëshmuan ndrikulla e Jovanovskit, Meri Dika Georgievska, bashkëpunëtorja profesionale e ish prokurores speciale publike Katica Janeva, Sanja Dimovska, menaxhuesja me Zona Mebel, Lidija Mladenoviq, shitësja nga shitorja për mobilje dhe TV modreatorja Lila Stojanovska.
Shefja e kabinetit të ish prokurores speciale, Dimovska në pyetjen konkrete të prokurorëve tha se gjatë një periudhe kur Janeva ka qenë në pushim ka marrë kërkesë urgjente nga gjykatësja Vesna Dimishkova për heqjen e masës marrjen e pasaportës të dyshuarit Orce Kamçev në lëndën “Perandoria”, për të cilën e ka njoftuar shefen dhe ka marrë udhëzime për kërkesën ta njoftojë zëvendësen e Janevës, Elizabeta Josifovska përmes bashkëpunëtores së saj profesionale. Në pyetjen e mbrojtjes nëse Katica Janeva ka dhënë informacione për cilën periudhë kohore do t’i kthehet pasaporta Kamçevit, ajo tha se Janeva është përgjigjur se për këtë të vendos Gjykata.
Moderatorja Lila Stojanovska tha se Boki 13 i ka ndihmuar me donacion prej 25.000 euro dhe hua prej 500.000 denarë. Në pyetjen e prokurores nëse fillimisht ka marrë 500.000 denarë, pastaj të njëjtat ia ka kthyer, Lila është përgjigjur se nuk është e sakët se i ka marrë, por se ajo ka dhënë mjete personale të saj.
Menaxherja e Zona Mebel Mladenoviq, nga ku janë blerë mobiljet për TV1, tha se për kontratën televizioni i ka mbetur borxh kompanisë së saj 196.000 denarë, por një e punësuar te Boki 13, pas padisë për borxh nga ana e Zona Mebel, ka sjellë 2.700 euro garanci për borxh.
Në fund të seancës së sotme i akuzuari Boki 13 e informoi Gjykatën se është në gjendje të vështirë shëndetësore, edhe pse siç tha, duket mirë dhe ka kërkuar ndihmë shëndetësore ndërkombëtare. Jovanovski tha se ka dërguar letër te prokurori publik Lubomir Joveski se është diskriminuar, ndërsa për këtë ka marrë përgjigje se duhet të drejtohet në Gjykatë. I akuzuari i parë u paralajmëruar nga Gjykata se këto vërejtje nuk kanë të bëjnë me lëndën dhe se për kërkesat e tilla kompetente është Prokuroria Publike.
Jovanovski para Gjykatës dhe të pranishmëve tha se dëshiron të parashtrojë 19 padi penale, por pyeti nëse padi penale për Vilam Ruskoskën të parashtroj te prokurorja Vilma Ruskoska dhe se për atë ka prova të pakundërshtueshme për krim lidhur me korrupsionin me vlerë prej katër milion euro. Pastaj kërkoi largimin e Ruskoskës.