Shkup, 26 gusht – Rasti “Zhvatja” nuk është kriter, e as nuk do të jetë deri në tetor, nëse organet shtetërore vazhdojnë me këtë mënyrë të deritanishme të trajtimit të rastit. Sipas reagimit të shtetit dhe të sistemit deri më tani, as nuk do të jetë. Por, nëse në periudhën e ardhshme nuk vazhdon me hetim të plotë dhe efikas, kjo mund të bëhet.
Kjo është përgjigja e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në pyetjen e MIA-s se a po bëhet rasti “Zhvatja” kriter për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
“Në këtë moment nuk është,vlerësimi im është, vlerësimi ynë është se nuk as nuk do të jetë deri në fund të vitit, sepse këtë që deri më tani e bënë organet kompetente shtetërore është reagimi adekuat. Megjithatë rasti dukshëm që është kompleks, t’ua lëmë organeve kompetente që të vazhdojnë ta bëjnë punën. Nëse nuk vazhdojnë me këtë tempo, me këtë gjerësi dhe thellësi me të cilën filluan deri më tani, kjo mund të bëhet. Por, tani nuk është dhe nuk do të jetë deri në tetor”, theksoi presidenti Pendarovski, i cili sot pati fjalim në mbledhjen e Këshillit të Ambasadorëve në të cilën debatohet për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në pyetjen e njëjtë potencoi se nuk mund të thotë se “Zhvatja” është kriter ose se është kusht.
“Megjithatë sa më shumë që ecim përmes rrugës së mirë së hetimit, kjo do të jetë ndihmë dhe mbështetje për përpjekjet e diplomatëve tanë dhe kreut shtetëror që të sigurojë vendim pozitiv në tetor”, tha shefi i diplomacisë.
Theksoi se nuk mundet politika të përzihet dhe të thotë, siç tha, keni afat edhe deri atëherë të përfundojë hetimi, për të ngritur akuza.
“Por është me rëndësi mes tjerash edhe me ndihmën e mediave në kuptim të transparencës dhe përqendrimit në raportimin për këtë hetim dhe ngjarje, procedura e prokurorisë të ecë në linjë të paanshme, të plotë, bazike, kudo që të ecën pavarësisht pozicionit, të ecin në drejtim të zbardhjes së mënyrës që do të jetë plus në përpjekjet e diplomacisë sonë”, theksoi shefi i diplomacisë.
Sjellja e ligjit për PP-në, potencon Dimitrovi, është ndihmë e madhe në punën e diplomacisë sonë që të sigurojë vendim pozitiv në BE për fillimin e negociatave për anëtarësim.
“Kjo nuk është fshehtësi, porosi të tilla vijnë edhe nga delegacioni këtu edhe nga ambasadorë të vendeve anëtare dhe nga ministrat, qoftë kur shkojmë atje për vizitë qoftë kur vijnë ato këtu. Pse, sepse suksesi ashtu siç është në punën e deritanishme të PSP-së, resurset që janë krijuar duhet të ruhen edhe të përmirësohen, të ndiqet korrupsioni i lartë jo vetëm në raport me krizën në vitin 2015 dhe 2016, por në përgjithësi, sqaroi ministri Dimitrov, duke shtuar se nuk është fshehtësi se për disa vende anëtare kjo është me rëndësi të veçantë.