Shkup, 19 gusht – Rasti “Titanik 3” duhet të ndërpritet derisa nuk sqarohen zhvillimet e fundit në Prokurorinë Speciale Publike. Pala mbrojtëse në “Titanik 3”, Elenko Millanov, është avokati i radhës që dje propozoi tërheqjen e Katica Janevës, Fatime Fetait dhe Gavrill Bubevskit nga lënda gjyqësore ndaj të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi, ndërsa tha se, që nga seanca e fundit për këtë lëndë e deri më sot, ka pasur ndodhi të ndryshme e që kanë lënë dyshime të mëdha në opinion. Propozimi i avokatit Millanov, kryesisht u përqendruar në “zënkën verbale” mes Janevës dhe Fetait, të cilën e publikoi kjo e fundit. Sipas Milanovit, mosmarrëveshjet, konfrontimet dhe përplasjet në PSP janë bazë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)