Shkup, 18 dhjetor – Të dielën në mbrëmje mbrojtësi i krahut të majtë Leonard Zhuta ka zhvilluar ndeshjen e 100-të me fanellën e Rjekës bën të ditur gazeta KOHA.
Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë luajti për gjatë 90-të minutave në ndeshjen ndaj Rudesh, ndeshje kjo që u mbyll me fitore të Rjekës me 3-0. Futbollisti nga Struga u tregua vendimtar në disa ndërhyrje, ndërsa shfaqi siguri në krahun e majtë të mbrojtjes.
Këtë dit të veçantë për futbollistin shqiptar, e vuri në dukje edhe klubi kroat, që me një lajmërim në profilin zyrtar në “Facebook”, shkroi se Zhuta ka arritur numrin prej 100 ndeshjeve me fanellën e Rjekës. Në anën tjetër edhe vet Zhuta në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka komentuar marrjen e këtij çmimi.
“Jam i gëzuar që kemi përfunduar këtë vit me një fitore dhe jam mirënjohës për 100-të ndeshjet që i kam zhvilluar për Rjekën”, shkroi Zhuta në “Facebook”.
Cekim, me 35-së pikë Rjeka mban pozitën e katërt në renditjen tabelore duke vazhduar kështu betejën për të dalë në Liga Evropë, pasi Dinamo Zagrebi kryeson bindshëm tabelën me 50-të pikë të grumbulluara. (B.K.)