Shkup, 4 shkurt – Skuadra e Rijekës, pjesë e së cilës është edhe futbollisti shqiptar Leonard Zhuta, nga 28 janari po qëndron në Portugali, ku është duke i zhvilluar përgatitjet dimërore. Pos seancave stërvitore, skuadra kroate ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë kontrolluese. Në kuadër të xhiros së parë të turnirit ndërkombëtar “Atlantic Cup”, i cili po mbahet në Portugali, Rijeka është takuar me skuadrën daneze Aarhus, të cilën e mundi me rezultatin e thellë 3:0. Golat për Rijekën i shënuan Matei (73 dhe 80) dhe Gorgon (85’), ndërsa edhe njëri prej më të mirëve në fushë sipas mediave kroate ka qenë Zhuta. Futbollisti strugan dhe reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë ka luajtur gjithë ndeshjen, duke dhënë kontribut të madh në këtë fitore.
Në kuadër të këtij turniri, Rijeka ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë sot (e shtunë) kundër skuadrës hungareze Djurgarden në ora 14.00. Kujtojmë, skuadra e Rijekës me 52 pikë dhe me gjashtë më shumë se Dinamo Zagrebi, gjendet në pozitën e parë në renditjen tabelore dhe njëri prej kandidatëve kryesor për të fituar titullin e kampionit. Derisa, ndeshjen e parë në kampionatin kroat, i cili fillon më 18 shkurt, Rijeka do të zhvillon si mysafir kund skuadrës së Osijekut, pjesë e së cilës është futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi. (B.K.)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.