Shkup, 12 janar – Mbrojtësi nga Maqedonia, Leonard Zhuta ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën kampione të Kroacisë, Rjeka. Futbollisti nga Struga, vendosi firmën në kontratën e re me të cilën do të vesh fanellën e skuadrës kroate deri më vitin 2019. “Çdo herë do të jap maksimumin për Rjekën. Këtë do e bëjë dhe do ta kisha bërë për secilin klub që do të kisha luajtur”, ka thënë Zhuta. Leoard Zhuta është aktivizuar në futbollin kroat dhe te Rjeka nga sezoni 2015/16, ndërsa për përfaqësuesen seniore të Maqedonisë ka zhvilluar 15 ndeshje.