Kriza e demokracisë sot është pasojë e frustrimit të atyre që u njihet pushteti. Njerëzit kanë gjithmonë e më pak arsye për të votuar, politikbërësit kanë humbur kredibilitetin: ata që krijonin kredibilitetin u mbuluan nga nxitësit e krizave …dhe prandaj, zëri i qytetarit sot është katandisur në zhurmë!
Nga Adelina MARKU
“Bir, nga kjo jetë muti ka ca gjëra të cilat duhet t’i fshijmë, sepse gjithmonë do të ketë dikush që do të meret me to!”…ishte kjo pjesë e një skenari të filmit “The Weather Man”, e cila më la goxha përshtypje.
Në fakt këtë leksion e kisha mësuar nga im atë fillimisht, masnej e mjeshtërova vetë – ca tansi mutllëqesh, faaaap i kam gjujt mënjanë! Sepse njeriu mësohet të bëhet edhe indiferent ndaj disa fenomeneve por edhe me vetëdije do gjëra t’i përbuzë. Kjo e dyta, pra përbuzja ndaj disa fenomeneve negative në shoqëri e ndaj ca njerëzve mut, më ngjan në cikël vetëedukativ. Vetëpastrues për më shumë! E vërteta është se unë indiferente nuk u mësova dot të bëhesha kurrë, sepse jam e sosun ngjit stadesh adrenalini vazhd emocioneve në të shumtën e kohës, por ama – jam shkolluar në përbuzje! Biles zgjedh çka përbuz! Një shtrigni vetëedukative kjo, miq /mikesha! Jua preferoj! Por çka përbuz se?
E para, jam mësuar të përbuz leshllëqet politike në vendin ku jetoj e veproj, sepse partiakët bënë që votuesi të mos e shohë demokracinë si ideal duke e shndërruar atë në mendësi kolektive që barazohesh thjesht me një garë partiake në cikël zgjedhjesh, garë kjo as politike a, e ku më e përmasave ideologjike do shtoja mëtej. Jo rastësisht, këtu tek ne mbështetësit e revolucionit laraman janë të dëshpëruar tej më tej! Doemos dëshpërimi i tyre është për keqardhje sepse e menduan kapërcimin t’a bëjnë faaaap e me hapa gallopante, pa u kujtuar në dhimbjet e traumat e skizofrenisë së shoqnisë të lanë si peshqesh, tip trashëgimie të arkivuar në mendje e trup . Psh, mbrëmë ministri për shoqëri informative dhe administratë e bëri vlerësimin më flagrant, biles anti vlerave piskatëse të revolucionit laraman në të cilin edhe ai gjëmonte! Ky rriosh, tek mbronte/arsyetonte idenë e punësimit të ushtarëve partiakë në administratën publike e në sektorin privat tha se partia e tij ishte pas qenë e syrgjynosur me vite përderisa në qeverisje ishte partia tjetër ( pa përmendur pa gjene evergreen partnerin shqiptar në këtë qeveri të djeshit!?)) e se, të gjithë simpatizantët e partisë së tij kishin mbetur në rrugë përgjatë atij totalitarizmi prostituiv ( këtë e shtova unë) ; ata ishin ndjerë të rrefuzuar në cikël punësimesh, ngase nuk kishin patur dëgjueshmëri partiake ndaj partisë në pushtet! Deklarata/vlerësimi e tij është kakofoni partike padyshim, rezultat i një pasoje të gjatë antidemokratike në shoqërinë tonë ( që nga pavarësimi), e në këto përmasa, deklarata është reale por skandaloze në thelb! Doemos që më duhet të përbuz deklarimet e këtij lloji të cilat më mërzisin pamasë, sepse sipas kësaj logjike të gjithë ata që janë jashtë partive politike por edhe ata të atyre partive që për arsye qëndrimesh politike rrefuzojnë të hyjnë në qeveri, le cofin, le zvarriten e enden rrugëve, le anemizohen kapilarët e tyre, le thejnë qafë…more le ulin kry! Deklaratë kjo e qëndrim skandaloz ky, bërë nga një ministër i ri në moshë, një nga fytyrat avangarde të revolucionit laraman, e që predikonte shoqëri për të gjithë!
Përbuze! Eduko veten të vihesh Mbi të!
E dyat, ajo çka u mundova të përbuzja këtyre ditëve dhe ia arrita deri në një masë letargjike, ishte edhe debati mbi ndarjen e buxhetit nga Ministria e Kulturës projekteve të ndryshme kulturore në vend . Nuk mund të bëj vlerësim nëse Ministri ka bërë punën e duhur, nuk i kam të dhënat për të bërë këtë lloj vlerësimi ende, por le mos harrojmë se – asnjë Ministër nuk shkeputet cilësisht nga subjektivizmi, biles s’do shkëputesha as unë sikur të isha në vend të tij a; ndaj, atë që bëra ishte diagnostifikimi i shpejtë i cilësisë së debatit që shpërtheu në shoqëri: debat ky – pasojë e skizofrenisë së ndërgjegjes falsive mbi vlerat multikulturore në vend/prandaj shpërthen me falsitet jokorrigjues/ e përsëri indoktrinues; debat ky – arrogant, sulmues, cinik e viktimizues – me karakter sadomazohist; heshtje ejakuluese nga partia shqiptare më e madhe në pushtet, se mos flasim për të tjerat më, asnjë reagim nga ky tabor etnik shqiptaro partiak për të vlerësuar disi gjestin e këtij Ministri ! E përbuza këtë pis debat, por tani nga lartësitë e mia fisnike kombëtare, duke mos harruar të shtoj këtu – që të kuptoni edhe ju këtë lloj lartësie se, sa e mbaj mend unë, e mbaj veten mend goxha vite, Festivalitt gjithkombëtar të teatrit në Dibër psh kjo Ministri deridje i ka dhënë para me pincetë! Le vdes ky teatër, le cof !- ishte porosia e qverisë së kalume me shqiptarët brenda në të ! Ende nuk e dij nëse kz Festival ka gjallnu nga buxheti I këtij viti! Pra miq, tek përbuzja mondanisht, vlersova se debati përmbante shqirrje viktimiziuese por hegjemoniste në esencë, debati përshkohej simptomave sadomazo e që është tipik për një skizofreni shoqërore si kjo e jona. Ah po, sëmundje kjo e përçuar me gjenerata në këtë vend dhe si përfundim, debat ky që në esencë është pasojë e parademokracisë që i ngjan një shëmtire kolektive këtu tek ne.
Oh, përbuze! Vihu Mbi të dhe gjëmo cilësisht!
E treta, debatin mbi dhunën ndaj të miturës në Kosovë, nuk zgjodha t’a përbuz. Nuk u kyça në të sepse jo më pak se para një muaji dy, shkrova për atë klerikun që krahasonte gruan me kalin dhe e quante të mangëtën në tru… O baby, pse habitesh nga dhuna ndaj femrave dhe grave?! Ku ishe dje tek drejtoresha e Tetovës hedh në rrugë një msuse për pik të qejfit shkelefent të saj!? Në shtab partiak?! Ku ishe dje tek të dëmtuan arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen, fenë? Votove? Uh baby kujdes kujt I jep votë! Apo mos ishe ne xhami ku ky kleriku të shan me nan’ e ti pshtillesh struc e shtirresh kishe nuk po e ngon! Zgjidh xhamine me kujdes mik/mikeshë, se BFI ka harru të mbrojë fisnikërinë e predikimit fetar kahmot!
Ajo çka jetojmë sot të nderuar/a, është demokracia post-politike! Ivan Krastevi, ky filozof mendjemiku ka të drejtë tek thotë se është politika ajo që ka rënë krizë. Kriza e demokracisë sot është pasojë e frustrimit të atyre që u njihet pushteti. Njerëzit kanë gjithmonë e më pak arsye për të votuar, politikbërësit kanë humbur kredibilitetin: ata që krijonin kredibilitetin u mbuluan nga nxitësit e krizave …dhe prandaj, zëri i qytetarit sot është katandisur në zhurmë!
Ja, kështu përbuz unë! Po ti?
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)