Madrid, 12 qershor – Ish-nënkryetari i Qeverisë katalanase, Oriol Zhunkeras deklaroi sot para Gjykatës supreme se votimi i referendumit të ndaluar për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja nuk mund të konsiderohet si krim.
Zhunkeras është një prej dhjetë politikanëve dhe aktivistëve të cilët dënohen për shkak të tentimit të pasuksesshëm në vitin 2017 për ta bërë këtë rajon republikë të pavarur përmes mbajtjes së referendumit, edhe pse gjykatat e ndaluan, përcjellë KOHA.
Prokurorët shtetërorë e akuzojnë Zhunkeras për shkak të rebelimit, për çka është paraparë dënim me burg deri në 25 vjet.
Marrja në pyetje prej katër viteve përfundoi sot, ndërsa Zhunkeras në fjalët përmbyllëse theksoi se çështja për pavarësinë e Katalonjës bie në sferën politike, e jo për në sallën gjyqësore. (koha.mk)