Zhozefina mbyll “SkupiFestivalin”

Shkup, 9 nëntor – Festivali i dhjetë teatral “SkupiFestival” sonte me fillimin në ora 220 do të përfundojë me shfaqjen “Zhosefina” të teatrit belg “Shalivate”. Festivali thekson se aktorët në “Zhosefina” duke e shfrytëzuar fjalën e trupit tregojnë një tregim për një burrë dhe një grua rrugët e të cilëve kryqëzohen, ndërsa mjetet e shprehjes të shfrytëzuara në shfaqje kanë për qëllim ta çojnë shikuesin të udhëhiqet nga ndjenjat e tij dhe përmes tyre ta deshifrojë atë lidhje. “Nga kujtimi deri te ëndrrat shqetësuese, nga kujtimet e spërkatura dhe deri te dëshira obsesive, realiteti dhe fantazia shfaqen në skenë. Trupi dhe fjala lidhen në mënyrë intime, ndikojnë mes vete dhe transformohen. Dialogu midis trupit dhe fjalës, në mënyrë poetike dhe fizike e shpreh fuqinë vizuale të tekstit”, kumtoi organizatori i festivalit gjashtëditor i cili do të përfundojë sonte.