Lajmet e fundit në lidhje me lëvizjet e Inter në merkaton e janarit tregojnë se klubi milanez ka një strategji të qartë: asnjë çmenduri, investime të llogaritura, në pritje të thesarit që mund të vijë nga kualifikimi në Ligwn e kampionwve. Kështu, ata që presin një Inter shumë aktiv në merkaton e ardhshme mund të mbeten të zhgënjyer.
Por është një lojtarë që zikaltrit e ndjekin prej kohësh dhe që është një ‘fiksim’ i vjetër i Valter Sabatinit. Bëhet fjalë për Havier Pastore, ish-fantazisti i Palermos, aktualisht te Paris Sen-Zhermen. Karakteristikat e tij do të ishin perfekte për të skemën 4-2-3-1 që po përdor trajneri Luçiano Spaleti. Kontrata e tij me PSZH-në skadon në 2019-ën dhe, sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në tre është 20 milionë euro, po drejtuesit francezë e vlerësojnë 10 milionë euro më shumë.
Këtyre shumave u duhet shtuar edhe rroga 6.5 milionë euro në sezon. E pamundur të ketë të njëjtin shpërblim edhe te zikaltrit, por për këto detaje do të flitet vetëm nëse do të krijohen kushtet e një transferimit. Shtypi francez, ndërkohë, shkruan se Pastore nuk është aspak i kënaqur me zgjedhjet e trajnerit Emeri, i cili e ka aktivizuar në vetëm 8 ndeshje në këtë sezon.
Një situatë kjo që nuk pëlqehet nga lojtari, i cili mund të largohet në janar. Inter do të provojë të bindë klubin francez duke i ofruar atyre të fundit portugezin Zhoao Mario, i cili ka përfunduan jashtë planeve të Spaletit.