Ambasador i Serbisë në Bosnje është Aleksandar Gjorgjeviq, i cili deri në mesin e vitit të kaluar ka ushtruar detyrën e drejtorit të shërbimit sekret të Serbisë – BIA, ndërsa zëvendës i tij ishte pikërisht Zhivaljeviqi, i njohur në Maqedoni si njëri ndër organozatorët e 27 prillit në Parlament.
Shkup, 4 tetor – Së paku dhjetë agjentë të shërbimit sekret serb BIA dhe nga shërbime të tjera të sigurisë në Serbi tashmë gjenden në Bosnje, në përpjekje për të ndikuar rezultatet e zgjedhjeve, mëson agjencia serbe e lajmeve Zhurnal nga burime serbe dhe ndërkombëtare. Tre prej tyre kanë status diplomatik në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton gazeta KOHA.
Sipas listës zyrtare të Ambasadës serbe në Bonjë dhe Hercegovinë, punët diplomatike në Sarajevë i kryen Goran Zhivaljeviq, ish zëvendës drejtor i BIA-s. Zhivaljeviç ka bërë të njëjtën punë për disa vite edhe në Maqedoni, deri më 27 prill të vitit 2017, kur në Parlamentin e Maqedonisë ndodhi e enjta ë përgjakshme dhe u sulmuan deputetët e LSDM-së dhe ata të partive shqiptare. atëhkohë, gazeta KOHA bashkë me gazetarët e televizoonit Telma raportuan se pikërisht Zhivaljeviq ishte një nga organizatorët e sulmit në Parlament, ndërsa ishte parë edhe brenda bashkë me turmën e huliganëve që kërkonin vdekjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve tjerë.
Pak ditë pas 27 prillir, edhe dëshmitë e Drejtorisë për Siguri dhë Kundërzbulim tregonin se Zhivaljeviq ishte pjesë e organizimit të sulmit në Parlament.
Madje, në përgjimet e telefonatave të Zhivaljeviqit, DSK kishte arrittur në përfundimin se qëllimi i tij i fshehur nën petkun e diplomatit ishte “për të promovuar politikën ruse dhe Gruevskin, por edhe luftën kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO”.
Pas publikimit të fotografive brenda Parlamentit, Zhivaljeviq u detyrua të pranojë se ka natën e 27 prillit ka qenë brenda Parlamentit, por se nuk kishte dorë në organizimim e sulmit dhe se kishte për detyrë të hulumtonte nëse në mesin e huliganëve ka edhe ndonjë shtetas serb.
Menjëherë pas sulmit në Parlament, Zhivaljeviq u kthye në Beograd dhe më pas u riemërua në të njëhtën detyrë në Bosnjë.
Në ndërkohë, ambasadori i Serbisë në Bosnje është Aleksandar Gjorgjeviq, i cili deri në mesin e vitit të kaluar ka ushtruar detyrën e drejtorit të shërbimit sekret të Serbisë – BIA, ndërsa zëvendës i tij ishte pikërisht Zhivaljeviqi.
Gjorgjeviq ishte drejtor i BIA-s kur i punësuari i tij Goran Zivaljeviç mori pjesë në sulmin e Parlamentit të Maqedonisë. Prandaj, ish-drejtori i BIA-s është ambasadori i Serbisë në BiH, ndërsa bashkëpunëtori i tij dhe ish-zëvendësdrejtori i BIA-s, Zhivaljeviq është këshilltari i parë i ambasadorit. (koha.mk)