Pas akuzave se ka qenë organizator i sulmit në Kuvend, Goran Zhivaljeviq në një intervistë të gjatë për televizionin serb “Happy” zbulon një sërë detaje shokuese për 27 prillin e kobshëm. Ai thotë se jo vetëm që nuk dinte se do të ketë sulm, por se ngjarjet i ka përcjellë nga shtëpia. Kur ka marrë thirrje nga ambasadorja e Serbisë se diçka po ndodhë, është nisur drejt parlamentit, me qëllim që të shohë nëse aty ka ekstremistë serb, për çka ishtë paralajmëruar. Pas demostratave nuk qëndronin shoqata të qytetarëve, ka shtuar Zhivaljeviq.
“Ato janë demostrata të organizatave patriotike maqedonase, kuptohet nën kontroll të VMRO-DPMNE-së”, thotë Zhivaljeviq.
Para Kuvendit nuk kishte polici, ndërsa thuaj se të gjithë ishin brenda, Zhivaljeviq është futur dy orë pas sulmit ndaj deputetëve, dhe ka informuar këshilltarin për siguri të kryetarit Ivanov, Sinisha Aleksovski, i cili ka qenë oficer i tij i deriatëhershëm për lidhje me shërbimet maqedonase.
“Unë i paraqitem, e pyes se çka po ndodhë, ai më përgjogjet nuk e di, ja u desh të udhlëtoj e tani po zbres nga aeroplani në Ohër, unë i them, shih, jam këtu në vend të ngjarjes, po përcjellë se çka po ndodhë, kemi paralajmërime se mund të nisen disa nga budallenjtë tanë. Derisa isha brenda, nga Beogradi më pyesin nëse do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, sepse kisha komunikim me zotëri Aleksovskin, ai është këshilltar i kryetarit, ndërsa kryetari shpallë gjendje të jashtëzakonshme, i dërgoj porosi përmes viberit që ta pyes nëse do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, ai më përgjigjet jo, dhe menjëherë më vjen porosia ku je? Atëherë, unë bëj selfin tim të parë në jetë” – thotë Zhivaljeviq.
Është interesante që në përgjigjen e kabinetit të Ivanovit, më herët është thënë se Aleksovski aspak nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, por vetëm e ka pyetur Zhivaljeviqin se ku është. Tani parashtrohet pyetja se kush nuk po e flet të vërtetën, Zhivaljeviq apo Aleksovski. Zhivaljeviq thotë se prezenca e tij në kuvend është shfrytëzuar që të shpërqëndrohet vëmendja nga organizatorët e sulmit.
“Në ato fotografi, në të cilat ata njerëz futen me maska dhe rrahin Zaevin, ka edhe një njeri me emblemë të forcave të armatosura kroate, Igor Jug, dhe nëse me vëmendje shihni incizimin, vërehet se ai tërë kohën e mbanë dorën prapa shpine. Sipas disa informatave, ai është njeriu i cili është dashur ta vrasë Zoran Zaevin. Pas atij informacioni fillestar, i cili një ose dy ditë u mbajt në media, unë asnjëherë në media nuk pashë nëse ai njeri është arrestuar, ku është. Të gjitha shërbimet në Maqedoni i dijnë emrat e dhjetra njerëzve, të cilët kanë qenë nën maska, ende përcjelli mediat e Maqedonisë, unë nuk shoh se pyesin kush kanë qenë ata njerëz, kush i ka mbajtur në lidhje”, thotë Zhivaljeviq.
Zhivaljeviq shton edhe se me rastin e tij është mbuluar edhe pjesëmrrja e pjesëtarëve të agjencsë për kundërzbulim në kuvend, dhe pyet se si Sinisha Aleksovski menjëherë u bë jokompetent që të informohet për prezencën e tij.
“Si Sinisha Aleksovski është i autorizuar të ketë mbi 20 takime gjatë kohës kur qëndroja në Shkup, si ka qenë i autorizuar të bartë dokumente zyrtare në këmbim me BIA, si ka qenë i autorizuar që të pranojë nga unë dokumente të rëndësishme të BIA-s. Si ka qenë i autorizuar të jetë 5 ose 6 herë shef i delegacionit të shërbimit të Maqedonisë gjatë kohës së bisedimeve të ekspertëve, ndërsa vetëm nuk është i augorizuar t’i paraqes monitorim të një rasti interesant të sigurisë”, thotë Zhivaljeviq.
Për ndryshe, Kabineti i kryetarit pas një heshtje të gjatë ka pranuar se Aleksovski ka kontaktuar me Zhivaljeviqin. Pas atyre informatave edhe Prokuroria publike ka njoftuar hap hetime edhe për rolin e Sinisha Aleksovskit dhe Goran Zhivaljeviq në ngjarjet në kuvened. Për ndryshe edhe pesë muaj pas sulmit të përgjakshëm, në Maqedoni nuk është arrestuar asnjëri prej organizatorëve të së enjtes së përgjakshme, ndërsa kishte vetëm arrestime dhe padi penale për një pjesë pjesëmarrësve, të cilët procesuohen me kualifikime më të lehta juridike.