Është folur gjatë ditëve të fundit për një rikthim të mundshëm të Antonio Contes në Itali, por këtë herë shtypi britanik shkon më tej duke futur në lojë edhe zhgënjimin e senatorëve të Kombëtares Itaiane të Futbollit, e në këtë mënyrë asocion stolin e Përfaqësues së Kaltër me teknikun e Chelseat. Në fakt është ndër titujt kryesor të të përditshmeve sportive angleze, rikthimi i Antonio Contes në stolin e Kombëtaren Italiane. Në fakt sic raporton The Sun, drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit janë duke përpiluar një ofertë joshëse në tentativën për të risjellë teknikun e Chelseat në drejtimin e katër herë Kampionëve të Botës. Marrëveshje e cila pritet të konkretizohet pas Botërorit 2018. Për të ushqyer të gjithë këtë skenar, kanë kontribuar, rezultatet zhgënjyese të Venturës gjatë kohëve të fundit por edhe pakënaqësia e Contes pasi nuk arriti të siguronte përforcimet që dëshironte tek Chelsea.
Javën e shkuar në fakt ish tekniku i kombëtarës italiane, të cilën e drejtoi gjatë sezoneve 2014 -2016 pati deklaruar se kishte nostalgji për Italinë dhe se e mendonte rikthimin pasi të përjetonte edhe një eksperiencë tjetër të rëndësishme jashtë vendlindjes. 48 vjecari Conte ka një kontratë tre vjecare me Chelsean dhe mësohet se drejtuesit e Klubit Anglez janë të gatshëm që të shpenzojnë pa u kursyer në merkaton e dimrit, pikërisht më qëllimin për të mbajtur në stolin e tyre italianin Conte. Tekniku i Bluve të Londrës gjithashtu është në objektivat e Milanit, pas ecurisë aspak të kënaqshme që ka të Vincenzo Montellës, për të cilin fitet se rrezikon pozitat e tij menjëherë për derbyt në rast të një disfate.