Pavarësisht humbjes 103-94 ndaj Indiana, ekipi i Philadelphia mbron kreun e renditjes në Lindje. Harris realizoi 27 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Indiana u dallua LeVert me 24 pikë.
Pa probleme fiton Brooklyn, që mundi 115-107 Chicago, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje.
Tetë lojtarë të Brooklyn, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë (Durant 21). Fiton Golden State, që mundi 122-116 Pheonix, sfidë ku u dallua Wiggins me 38 pikë.
Pas kohës shtesë fiton ekipi i Lakers, që mundi 101-99 New York, ku u dalluan Kzsma me 23 pikë e Davis me 20 (ende mungon LeBron James).
Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 115-96 Toronto, takim i dominuar nga miqtë, ku diferencën në parket e bënë Leonard e Mann, me nga 20 pikë secili. 27 pikë e 12 rebound të Antetokounmpo i dhanë fitoren ekipi të Milwaukee, që myndi 114-102 Orlando.
NBA – Rezultatet
Charlotte – Denver, 112-117
Detroit – Minnesota, 100-119
Boston – Miami, 121-129
Toronto – Clippers, 96-115
Chicago – Brooklyn, 107-115
Indiana – Philadelphia, 103-94
Memphis – Dallas, 133-104
Milwaukee – Orlando, 114-102
Golden State – Phoenix, 122-116
Lakers – New York, 101-99
Sacramento – Oklahoma, 122-106