Dy ndeshje të luajtura mëngjesin e djeshëm në NBA, që kanë dhuruar spektakël e surpriza. Ka fituar skuadra kampione e Golden Stejt, që mundi 112-92 San Antonion. Një mbrëmje e mirë e skuadrës kampione, ku u dallua si zakonisht treshja Karry-Durant-Tompson, e cila realizoi 72 pikë. Për Spars një ndeshje të mirë bëri Aldridge, që realizoi 24 pikë e 10 kërcime, por i pa mbështetur mirë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Humbet edhe ekipi i Lejkers, që u mund 113-110 nga Portland, që para fansave të tij nuk zhgënjeu dhe arriti një fitore “in extremis”. Lillard me 32 bikë bëri diferencën në parket për Portland, mbështetur edhe nga Nurkiç me 28 e MekKollum me 22 pikë, ndërsa për kalifornianët nuk mjaftuan 27 pikët e Lopez dhe 22 të Kuzma.