Transferimi më i ri i Real Madridit, Takefusa Kubo, pritet që regjistrohet si lojtar i Real Madrid Castilla, që drejtohet nga Raul Gonzalez për sezonin e ri.
Tifozët e skuadrës spanjolle po shpresojnë që ta shohin talentin japonez në skuadrën e parë, me lojtarët si Ramos, Modric e të tjerët në Bernabeu, mirëpo ata pritet të zhgënjehen.
Los Blancon thuhet se do ta regjistrojnë 18-vjeçarin në Federatën e Futbollit të Spanjës si lojtar të skuadrës së dytë, në mënyrë që të fitojë më shumë eksperiencë.
Duke luajtur për Ligën B, nën urdhrat e trajnerit të ri, Raul Gonzalez, Kubo do të ketë shansin që ta tregojë veten aty, pasi shihet si lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll.