Shkup, 21 shtator – Zëvendësministri i Punëvë të Jashtme Andrej Zhernovski sot është takuar me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (KB), Luiza Vinton.
Siç ka njoftuar MPJ, qëllimi i takimit është në funksion të informimit dhe konsultimeve lidhur me Asamblenë e Përgjithshme të 73-të të KB-ve që do të mbahet në Njujork nga data 24 deri 28 shtator, ku Zhernovski do ta paraqes Republikën e Maqedonisë si pjesë e delegacionit të Maqedonisë.
Në takim është diskutuar për situatat e brendshme aktuale politike, vijimi i reformave vendore dhe prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë me theks, aktualitetet lidhur me zbatimin e referendumit të ardhshëm, qëndron në komunikatën e MPJ-së.
“Jam i bindur se qytetarët do ta njohin seriozitetin e vendimit ku gjendemi, ndërsa me afimin e ditës së referendumit, përkrahja për të ardhmen euroatlantike të vendit do të rritet më shumë”, ka thënë Zhernovski në takim.
Mes tjerash, Zhernovski ka theksuar se Maqedonia është përkrahës i fuqishëm i multilateralizmit dhe se do të punojë me gjitha anëtaret e KB-ve, me qëllim të mbrohen të drejtat njerëzore, të përmirësohet siguria dhe të ruhet paqa në botë.
Ndërkaq, Vinton ka theksuar sfidat e përbashkëta lidhur me luftën kundër radikalizimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përhapjes së armës për shkatërrim masiv si kërcënim për sigurinë botërore, nevojën për aksion të përbashkët në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe promovim të dialogut si mjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes kombeve.