Shkup, 15 prill – Austria ka dhënë mbështetje të fuqishme dhe konstruktive për vendin gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski në takim me përfaqësuesit e Partisë së Gjelbër austriake.
Gjatë takimit ishte përshëndetur bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral mes të dyja vendeve në aspekt të dialogut të intensifikuar politik dhe bashkëpunimit të përforcuar parlamentar me realizimin e projekteve rrjedhëse.
Informoi për gjendjet e brendshme-politike në Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjet presidenciale si dhe për agjendën ambicioze të Qeverisë në pikëpamje të përmbushjes së reformave në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, medieve dhe shërbimet zbuluese.
Përfaqësuesit e Partisë së Gjelbër folën për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, të cilat zhvillohen me intensitet të forcuar në shumë sfera shoqërore të veprimit. Shprehën mbështetje për prioritet e jashtme-politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën për marrjen e vendimit për fillim të bisedimeve të Samitit të ardhshëm të BE-së.