Shkup, 3 korrik – Zv/ministri për punë të jashtme Andrej Zhernovski ka realizuar takim pune me ambasadorin italian në vend, Karlo Romeo.
Në takim është theksuar tendenca e zhvillimit me sukses të raporteve bilaterale mes dyja vendeve me theks përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore.
Zhernovski ka përshëndetur madje përpjekjet e vazhdueshme të Italisë në sjelljen e dinamikës së re rreth procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor, duke iu falënderuar para së gjithash mbështetjes parimore të Romës zyrtare sa i takon perspektivës së vendit.
Nga ana tjetër, ambasadori Romeo ka porositur se Italia mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugës së integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, duke i dëshiruar njëherësh zv/ministrit Zhernovski sukses në kryerjen e funksionit.