Shkup, 27 mars – Rekomandim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti, do të miratohet si pjesë e rekomandimeve të mbledhjes së 16-të të Komitetit të përzier parlamentar mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet nesër në Strazburg.
Këtë ua kanë thënë eurodeputetët nga grupe të ndryshme politike zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski në takimet në suaza të vizitës së tij në Parlamentin Evropian në Strazburg.
Siç kumtoi MPJ, përveç me Eduard Kukan (EPP Sllovakia) dhe Ivo Vajgëll (ALDE, Sllovenia) të cilët janë raportues për shtetin tonë, ai u takua edhe me Ilhan Kjuçuk (ALDE, Bullgaria), Kati Piri (SD, Holandë) dhe Viktor Boshtinaru (SD, Rumania), ndërsa tema kyçe ishin dinamika e zbatimit të prioriteteve reformuese kyçe, ngjarjet e brendshme politike, si dhe sfidat me të cilat përballet BE-ja për momentin.
“Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç energjisë së madhe që e investoi, si dhe suksesin e madh që e arriti në përpjekjet për tejkalim të çështjeve të hapura politike – Marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, në asnjë moment nuk u tërhoq nga dinamika reformuese dhe nuk lejoi defokusim të vendit nga kjo agjendë”, theksoi Zhernovski në takim.
Shfaqi shpresë se ngjarjet pozitive do të jenë objektive të transmetuara në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, që do të paraqesë bazë për, siç thotë, konfirmim të vendimit nga ana e Këshillit Evropian në qershor, për fillim përfundimtar të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ishte dërguar falënderim deri te eurodeputetët për përpjekjet e tyre për nxitje të dialogut politik dhe në atë kontekst ishte potencuar se projekti për integrim në BE dhe NATO duhet të na bashkojë, beteja për shtet juridik duhet të jetë betejë mbipartiake, ndërsa ligji për PSP-në, potencohet, duhet të jetë zgjidhje konsensuale e cila do ta bëjë shtetin tonë ende më të fuqishëm.
“Bashkëbiseduesit ishin pajtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, për një periudhë shumë të shkurtër, u bë shembull i shtetit e cila prodhon rezultate pozitive në planin e reformave të brendshme, vend i cili ka nënshkruar protokoll inkuadrues për anëtarësim në NATO dhe vend-model i cili me zgjidhjen e situatave të mëdha historike të konflikteve i shndërroi në bashkësi të përmbajtur të miqësisë dhe besimit”, qëndron në kumtesë.
Në suaza të vizitës, është parashikuar Zhernovski të takohet edhe me Dejvid Kulen, përgjegjës për dosjen e Maqedonisë në Komisionin Evropian, si dhe me euro-deputetë tjerë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane, citojnë nga MPJ.