Uashington, 27 korrik – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski sot në Uashington mori pjesë në Konferencën ministrore për avancimin e lirive fetare, nikoqir i së cilës ishte sekretari shtetëror, Majk Pompeo.
Konferencën e hapi zëvendëspresidenti i SHBA-së, Majk Pens, i cili theksoi se liritë fetare janë prioritet kyç në politikën e jashtme të SHBA-së dhe janë në interes të paqes dhe sigurisë në botë.
Zhernovski për MIA-n, deklaroi se ka pasur fjalim në panelin “Të përkushtuar në aksion”, ku mes tjerash, ka theksuar se Republika e Maqedonisë e kultivon diveristetin kulturor dhe fetar si trashëgimi dhe si përparësi.
Ai i ka informuar të pranishmit se Qeveria e RM-së është tërësisht e përkushtuat në promovimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa e marrë parasysh religjionin e tyre, origjinën etnike, racën apo gjininë, si dhe përmirësimin e dialogut, tolerancës dhe respektimin, duke i ruajtur lirinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve, pa përjashtim. Është përqendruar edhe në përpjekjet që Qeveria i bën në luftën kundër diskriminimit me sjelljen e ligjit të ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Në konferencë Zhernovski është takuar me përfaqësues të administratës amerikane.
“U riafirmua edhe dialogu bilateral politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së që bazohet në miqësinë tradicionale dhe partneritetin strategjik mes të dy vendeve” theksoi ai.
Shtoi se gjatë bisedave ka marrë mirënjohje për atë se si udhëhiqet politika e jashtme e Republikës së Maqedonisë.
“Për këtë flasin rezultatet e arritura, udhërrëfyes për BE-në, ftesa për anëtarësim në NATO, marrëveshjet e arritura me Bullgarinë dhe Greqinë, si dhe përmendja e Maqedonisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare si shembull në rajon”, tha Zhernovski.
Ai sot në Departamentin e Shtetit ka realizuar takim edhe me Majkëll Marfi, zëvendësndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për siguri dhe punë politike ushtarake. Temë e bisedimeve kanë qenë aktivitete e ardhshme dhe dinamika e parashikuar në procesin për inkudarimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
“Duke shprehur kënaqësinë për shkak fillimit të shpejtë të negociatave, Marfi nënvizoi se Republika e Maqedonisë mund të konsiderojë në mbështetjen aktive të SHBA-së gjatë këtij procesi”, deklaroi Zhernovski për MIA-n.