Shkup, 26 tetor 2018 (MIA) – Marrëveshja e Prespës kur të arrijë për shqyrtim në Kuvendin grek nuk do të dënohet, ka theksuar zëvendës ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Terens Spenser Nikolaos Kvik gjatë takimit të sotëm me kolegun e tij nga Maqedonia Andrej Zhernovski.
“Konsideroj se pas miratimit tek ju, kur të arrijë para Kuvendit grek do të kalojë menjëherë”, ka deklaruar Kvik pas takimit.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë informojnë se dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se besimi dhe miqësia midis dy palëve po thellohet dhe se me marrëveshjen për zgjidhje të çështjes së emrit, ju vihet fund dallimeve të cilët i vështirësojnë marrëdhëniet miqësore midis fqinjëve.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur shpresë se i gjithë procesi i paraparë me marrëveshjen do të përfundojë me sukses në të dy vendet dhe se etapa tjetër do të jetë bashkëpunimi në NATO Aleancën si dy vende aleatë, të cilët qëndrojnë në tryezë të përbashkët dhe në institucionet e Bashkimit Evropian.
Kvik është anëtar i partisë “Grekët pavarur” të Panos Kamenos, partnerit të koalicionit të SYRIZA-s.