Shkup, 14 mars – Gjatë përpunimit të politikave tona duhet të mendojmë edhe për gjeneratat e ardhshme. Në fillim të shekullit 21, roli i politikës zhvillimore ka ndryshuar. Sot, bashkëpunimi zhvillimor konsiderohet për politikë globale strukturore dhe paqësore. Ajo ka për qëllim të ndihmojë në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve në mënyrë paqësore, të ndihmojë t’i raujmë resurset e kufizuara, ndërsa para së gjithash ta ruajmë mjedisin tonë jetësor për gjeneratat e ardhshme, me ç’rast do të kontribuojmë në uljen e varfërisë globale, tha sot zëvendësministri Andrej Zhernovski në panel-diskutimin “Konferenca për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në BE”, përcjellë gazeta KOHA
Në fjalimin e tij Zhernovski i transmetoi angazhimet dhe aktivitetet e Qeverisë dhe posaçërisht rolit që Ministria e Punëve të jashtme e ka si koordinuese e bashkëpunimit me sistemin e KB-së gjatë implementimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Ai foli për Strategjinë nacionale për zhvillim të qëndrueshëm (SNZHQ), duke cekur se bashkëpunimi i përgjithshëm i Qeverisë me Zyren e KB-së në Shkup zhvillohet përmes Kornizës për bashkëpunim zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDAF) të titulluar: “Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm (PZHQ): Strategjia e KB-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2016-2020”.
Konferenca ishte ngjarje përfunduese e projektit “Ndërtimi i partneriteteve ndërsektoriale për zhvillim të qëndrueshëm”, financuar nga BE-ja me qëllim që t’i bashkojë në një vend të gjithë faktorët relevantë nga vendi të cilët janë të përkushtuar në përmbushjen e Agjendës 2030 për Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim në BE. Njëherit paraqiste mundësi të dëgjohen diskutohen praktikat e mira vendore dhe ndërkombëtare për partneritet ndërsektorial.(koha.mk)