Shkup, 14 tetor – Marrëdhëniet ekonomike dhe financiare janë mënyrë e rëndësishme përmes të cilës kombet ndërtojnë besim edhe mirëkuptim të ndërsjellë. Diplomatët tonë duhet ta vendosin politikën tonë ekonomike në qendrën e punës së tyre. Ne jemi vend i cili nuk do ka dalje në det, por nuk mund të lejojmë edhe mbyllje mentale, tha sot zëvendësministri i Punëve Jashtme, Andrej Zhernovski në hapjen e konferencës dyditore të konsujve të nderit në Republikën e Maqedonisë Veriore të akredituar jashtë vendit, njofton KOHA.
“Përmes veprimit në rajon dhe promovimit në këmbimin e lirë tregtar duhet të kuptojmë se është kyçe që nuk ka model i cili u përshtatet të gjithëve. Diplomacia ekonomike duhet të jetë e aftë dhe e besueshme, fleksibile dhe e përshtatshme dhe t’i reflektojë qasjet e ndryshime në marrëdhëniet tona me vendet e zhvilluara”, theksoi Zhernovski.
Duke iu drejtuar konsujve, zëvendësministri Zhernovski tha se idetë tyre janë të nevojshme të kuptohen marrëdhëniet ekonomive nacionale të vendeve tjera ku jemi prezantuar. Ai ka kërkuar mbështetjen e tyre për këmbimin e ideve me MPJ tonë, posaçërisht siç tha, me drejtorët e diplomacive ekonomike të cilët do t’i koordinojnë aktivitetet.
“Për këtë qëllim do na duhet mbështetje e plotë në mbledhjen e informacioneve për dërgesat tregtare dhe biznesit në vend dhe mbështetje me kontakt me vendet tjera, me autoritetet publike, asociacionet sektoriale, klubet e biznesit dhe të tjera. Presim mbështetje dhe asistencë gjatë organizimit të vizitave individuale të kompanive të misioneve tregtare dhe delegacioneve tregtare, mbështetjen e aktiviteteve tregtare, siç është mbajtja e seminareve të ndryshme, prezantime, panaire biznesi”, tha Zhernovski.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi para diplomacive tha se vendi ynë fokusin e politikës do ta orientojë drejtë ekonomisë me promovimin e ndërmarrjeve tona dhe prodhimin tonë.
“Deri tani, ambasadat dhe diplomatët tona janë fokusuar në pikëpamjet politike në Maqedoninë Veriore, duke pasur parasysh krizën”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik. Por tani erdhi koha të fokusohemi në bashkëpunimin ekonomik dhe t’i promovojmë ndërmarrjet tona, prodhimet tona dhe rrethinën tonë afariste që tashmë e kemi siguruar. Kemi bërë plan ta përforcojmë ekonominë e vendit tonë, ndërsa ai bazohet në tre shtylla”, theksoi ministri Bekteshi.
Shtylla e parë, tha ai. është t’i mbështesim edhe kompanitë e huaja dhe tona nga pikëpamja financiare. Shtylla e dytë është ta përforcojmë frymën garuese të kompanive ekzistuese në vend me qëllim që të jenë më konkurrente jo vetëm në rajon por edhe në tregun global. Ndërsa shtylla e tretë dhe më e rëndësishme është të inkurajojmë garë të ndërmarrjeve tona të vogla dhe të mesme që ata të jenë më produktive dhe të gatshme.
“Kur bëhet fjalë për politikën ekonomike dhe tregtare në përgjithësi në vendin tonë, kaluam nëpër reforma shumë të rëndësishme në shumë sektorë. Si për shembull sektorin energjetik. Duke pasur parasysh se këto ditë presim lajme të mira për hapjen e negociatave me BE-në, ku ju, konsujt keni kontribut të madh në angazhimet e vendet tona, mundem lehtë të them se tashmë kemi bërë reforma në sektorin energjetik dhe politikë. Javën e kaluar miratuam ligj të ri për efikasitet energjetik, ndërsa i hapëm edhe dyert e vendit tonë që të tërheqim investime në këtë sektor”, shtoi ministri Bekteshi, duke potencuar investimet në energji ripërtërirëse, si fotovalatikë, qeli solare dhe mullinj erre.
Ministri i Ekonomisë informoi se vendi do të mundësojë në investuesit privat të zhvillojnë kapacitete deri 200 megavat në centralet fotovalatik dhe deri 160 megavat në parqet dhe mullinj me erë. Ai potencoi se prodhimi i tillë konvencional, i energjisë do të transferohet në prodhim më ekologjik ndërsa me këtë vendi ynë do t’i përmbush obligimet ndaj BE-së të prodhojmë më shumë energji nga burimet ripërtërirëse. (koha.mk)