Shkup, 26 shkurt – Miratimi i Ligjit për prokurori publike është përshëndetur në takimin me zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq.
Siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, në takimin bashkarisht u konstatua se me këtë akt Republika e Maqedonisë së Veriut demonstron vullnet të fortë politik për të vazhduar reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke dërguar një mesazh të fortë për opinionin ndërkombëtar për angazhimin politik të vendit tonë për të marrë vendime të qëndrueshme në një periudhë komplekse parazgjedhore, kur bëhet fjalë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar kursin evropian të vendit.
Buriq i përshëndeti reformat gjyqësore në vendin tonë dhe nderoi të gjithë procesin e bërë dhe dha mbështetje për të gjitha proceset me qëllim të përmirësimit të shoqërisë sonë.
Zhernovski gjatë qëndrimit në Gjenevë realizoi takime edhe me me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mas, të Francës, Le Drian, të Danimarkës, Kofod, të Austrisë Shalenberg, të Kroacisë, Radman, të Greqisë, Dendias, gjegjësisht zv. ministrin shqiptar, Agron Tare, të Rumanisë, Kornell Feruta, të Katarit, Loliva Rashid Al Kater, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ahmed Al Agarman dhe Japonisë, Omi Asako.