I do shumë rrjetet sociale dhe vështirë se ndonjëherë do të arrijë të largohet prej tyre dhe të fokusohet vetëm te futbolli.
Fjala është për talentin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili ditë më parë la Genkun për Baselin, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Ashtu si te Genku, që bënte postime të shumta në rrjetet sociale, Zhegrova ka vazhduar të njëjtën rrugë edhe te Baseli.
Ai ka publikuar një video në Instastory duke kërcyer në dhomat e zhveshjes me mesfushorin shqiptar të Shqipërisë, Taulant Xhaka.
Për shkak të Xhakës dhe Albian Ajetit, Zhegrova nuk pritet të ketë probleme për t’u adaptuar te klubi zviceran, i cili shpreson të debutojë nesër kundër St. Galleon, sfidë që zhvillohet nga ora 19:00.
Megjithatë, trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka bërë të ditur se përkundër që Edon Zhegrova është integruar mjaft mirë me ekipin e tij të ri, ende nuk është vendosur nëse kosovari do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Ai ka thënë se do t’i japin kohë të mjaftueshme 19-vjecarit për t’i treguar vlerat, pasi nuk kishte minutat e duhur te Genku.