Zhegrova kthehet te Genku

23

Futbollisti i njohur kosovar, Edon Zhegrova, është rikthyer te Genku në Belgjikë pasi klubi zviceran, Basel, ku ai ishte i huazuar, nuk ka shfrytëzuar opsionin për ta transferuar reprezentuesin e Kosovës.

Në një njoftim të Baselit bëhet e ditur se opsioni për blerjen e Zhegrovës ka skaduar në mars. 21-vjeçari ishte huazuar te Baseli në shkurt të 2019-s dhe fitoi Kupën e Zvicrës. Në sezonin aktual, Zhegrova ka pasur 18 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.

Kohë më parë ishte raportuar se Genku kishte kërkuar 3.5 milionë franga zvicerane për shërbimet e Zhegrovës.

Comments are closed.