Shumë peshkaqenë po zhduken nga brigjet e Afrikës dhe çuditërisht këtë radhë nuk është faji i njerëzve, por i balenave Orka. Më përpara kjo zonë ndaloi gjuetinë e balenave, por që prej vitit 2015 gjiri afrikan False Bay dhe Gansbaa vuri re shtimin e tyre në zonë. Pas shumë studimesh u gjendën shumë prova që lidhin ardhjen e balenave me zhdukjen e peshkaqenëve.
Mbetjet e pesë peshkaqenëve të bardhë u gjendën në brigjet e Gansbaai dhe një tjetër u gjet në breg, i vrarë po në të njëjtën formë. “Sa herë që ndodh diçka e tillë kishte ulje të menjëhershme në numrin e peshkaqenëve dhe ende nuk e dimë përse”, shprehet biologia Alison Kock që është marrë me këtë studim. Një nga atraksionet më të mëdha turistike është të parit e peshkaqenëve në Afrikën e Jugut. Kjo ndodh ose nga anijet, ose duke zbritur me një kafaz nën ujë.