Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës (WWF) sot e publikoi një raport në të cilin thuhet se më shumë se gjysma e llojeve të peshkaqenëve në Detin Mesdhe janë të rrezikuara dhe paralajmëron se ky është sinjal për shkatërrimin e Mesdheut.
“Më shumë se gjysma e llojeve të peshkaqenëve në Detin Mesdhe janë të rrezikuara, ndërsa thuajse një e treta prej tyre gjuhet deri në shkallën e zhdukjes. Gjendja brengosëse e grabitqarëve detarë është sinjal i qartë për shkatërrimin e plotë të Detit Mesdhe, bota e egër e së cilit është shkatërruar për shkak të gjuetisë së tepruar”, shkruan në raportin e WWF-së.
Raporti me emrin “Peshkaqenët në krizë: thirrje për aksion për Mesdheun” është publikuar një ditë para shënimit të ditës kushtuar qenve të detit – 14 korriku.
Në të sqarohet se gjuetia e tepërt është kanosja më e madhe për peshkaqenët e Detit Mesdhe, ku ndikojnë të gjitha llojet e peshkimit, ndërsa dy vende mesdhetare janë të parat në listën e peshkimit të qenve të detit: Libia (4.260 tonë) dhe Tunizia (4.161 tonë).