Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses zvicerane, Florijana Ismaili është zhdukur që nga e shtuna. Tani është prononcuar edhe Federata zvicerane e futbollit.
Që nga kërcimi në ujë nga një varkë e vogël e huazuar me qira në liqenin e Komos, futbollistja shqiptare 24-vjeçare, Florijana Ismaili është shpallur e zhdukur. Tani, gjithashtu është prononcuar edhe Federata zvicerane e futbollit dhe klubi i saj YB. Në një deklaratë të thuhet: “Federata zvicerane e futbollit dhe përgjegjësit e ekipit BSC Young Boys janë informuar se Florijana Ismaili është zhdukur që të shtunën pasdite, në liqenin Komo pas një fatkeqësie në ujë”.
Kërkimet janë duke u zhvilluar edhe më tej me intensitet të plotë. “Jemi tronditur shumë, por nuk e kemi humbur shpresën se gjithçka do të kthehet në të mirë”, vazhdon deklarata më tej, bën të ditur Shtegu.com, përcjellë gazeta Koha.
Ata duan të informohen sa më shpejt të jetë e mundur, po që se paraqiten informata të tjera. Federata dhe klubi janë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes dhe kërkojnë mirëkuptim që nuk mund të jepet asnjë informatë për momentin”.
Florijana, e cila me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, ku jetojnë shumë shqiptarë, nga ta është pagëzuar si “Shaqiri femër”, shkruan “20 Minuten”. Në një portret trevjeçar ajo përshkruhet si një grua e lumtur. Pasionin për futboll e trashëgoi nga i ati, i cili gjithashtu luante futboll dhe e merrte me vete, kur shkonte të luaj. Florijana Ismaili citohet të ketë thënë: “Kur luaj futboll, i harroj të gjitha shqetësimet e përditshmërisë. Idhulli i saj ishte futbollistja Fatmire Alushi.
Kohë më parë, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ajo u shpall Ambasadore e Luginës.