Shkup, 8 gusht – Një shtetas 25-vjeçar i Holandës, për të cilin është denoncuar se ka humbur në malin e Pelisterit, është shpëtuar nga ekipi për përgjigje të shpejtë për shpëtim të maleve pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).
Siç kumtojnë nga DMSH, në sektorin e tyre rajonal në Manastir, sot në ora 13:35 ka arritur një denoncim për një person të humbur. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, A.A. (25( nga Holanda, i cili është nisur nga f. Nizhopole drejt Liqeni i Madh në Pelister.