Një helikopter ushtarak japonez me katër anëtarë të ekuipazhit është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjes ushtarake mbi Oqeanin Paqësor, kumtoi Ministria japoneze e Mbrojtjes. Helikopteri i tipit Blek Houk është zhdukur nga radarët derisa ka qenë 31 kilometra në jug të qytetit Hamamacu. Në kumtesë thuhet se në rajonin e Paqësorit, ku është zhdukur helikopteri, janë gjetur “disa pjesë si lundrojnë në ujë”, për të cilat supozohet se i takojnë fluturakes. Sipas mediave japoneze, helikopteri, i cili merr pjesë në stërvitje ku simulohen operacione të shpëtimit, me siguri u rrëzua në Oqeanin Paqësor.