A.I. nga fshati Bozovce, më vendbanim në Tetovë, ka lajmëruar se vajza e tij D.I.(21) e cila ka qenë e martuar në Kamjan, me 10 dhjetor ka ardhur mysafir tek to dhe rreth orës 18 e 30 ka dal nga shtëpia dhe ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton TetovaSot. Nga ai moment ajo nuk është kthyer e as që është paraqitur për të treguar se ku gjendet. Disa herë kanë tentuar që ta kërkojnë me telefon, por ai ka qenë i ç`kyçur. Babai i saj së bashku me dhëndrin kanë tentuar ta gjejnë, duke e kërkuar tek familjarët dhe miqtë, por deri më tani pa sukses. Dje një burrë 37 vjeçar nga Simnica ka lajmëruar se të dielën rreth orës 15 vajza e tij 15 vjeçare është zhdukur.