Pas skandalit të pajisjes “IMSI-Catcher”, dosja e së cilës u mbyll për shkak të afateve hetimore, një pajisje tjetër speciale është zhdukur në policinë e shtetit.
Aparatura speciale është blerë në nëntor 2014 dhe duhej përdorur për survejim, nga grupi operacional special që përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, për evidentimin e personave me probleme me ligjin dhe më pas arrestimin e tyre.
Mungesa e pajisjes u evidentua gjatë një kontrolli dhe menjëherë materialet iu referuan prokurorisë së kryeqytetit.
Kjo aparaturë speciale dhe aksesorët e saj kanë kushtuar shtatë milionë lekë, por nuk janë përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.
Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave.