Kur në çdo vend buajt mbarështohen dhe suvencionohen si specie në zhdukje, në Shqipëri, buaj e buallica për pak kohë nuk do të ketë më. Ministria e Bujqësisë ka suvencionuar për disa vite mbarështimin e buajve në një fshat të Elbasanit, por më pas hoqi dorë dhe në Elbasan kafsha e rrallë që prodhon qumështin e mocarelës nuk është më. Fermerët që për shumë vite e mbajtën, për zhdukjen bëjnë përgjegjës shtetin. Prej disa kohësh në territorin e qarkut të Elbasanit nuk ekziston më asnjë buall. Para vitit “90 në këtë qark numëroheshin mbi 2000 krerë buaj. Sipas fshatarëve, bualli ishte një kafshë e bekuar sepse, plotësonte të gjithë ciklin e tyre jetësor. Ai shfrytëzohej për punë, për qumësht dhe për mish. Ndryshe nga shumë kafshë shtëpiakë që përdoren për qumësht e mish, bualli i Elbasanit ishte një “traktor” me vlera të paimagjinueshme. Një kafshë e fuqishme që i bëri këta banorë të përballonin situatat më të vështira të jetës së tyre. Por fuqia kërkon kalori dhe bualli ishte një krijesë që hante shumë. Ndarja e tokave në parcela të vogla bëri që fermerët të mos kishin shumë mundësi që të mbarështonin buaj. Ndaj, pas viteve ’90, numri i tyre erdhi duke u reduktuar për të arritur deri në 12 ekzemplarë.
Drejtoria e Bujqësisë në Elbasan dha alarmin dhe sensibilizoi mjaft shoqata e organizma. Qeveria reagoi dhe subvencionoi 500 mijë lekë të vjetra për çdo buall apo buallicë. Ky projekt zgjati 5 vjet. Në atë periudhë mbërritën edhe specialistë italianë të cilët e konsideruan buallin e Elbasanit si racë autoktone e profilizuar kryesisht për punë. Falë punës dhe subvencioneve, u arrit që shifra të dyfishohej në 25 ekzemplarë. Por sërish projekti u stopua dhe, fermerët e Bujqëzit dhe Jagodinë, ku mbarështoheshin kafshët, u ndodhën në vështirësi të mëdha aq sa ato po shkonin drejt ngordhjes. Shteti vuri në dispozicion vetëm 100 mijë lekë të vjetra, shumë kjo që nuk vlente as për 2 thasë koncentrat. Kështu fermerët vendosën ti shesin buajt. Dhe, rendën ata që ia dinë rëndësinë. Sipas të dhënave, buajt e Elbasanit u blenë nga një fermer shqiptarë nga Tetova. Çmimi i shitjes ishte i barazvlefshëm sa për një lopë të zakonshme. Burime bënë me dije se fermeri në fjalë mbarështon buaj dhe i mban në regjim kullosor. Kjo është gjë e mirë, sepse bualli i Elbasanit ende mbetet autokton. Megjithatë fati i tij tashmë dihet. Ai nuk ekziston më si një ekzemplar i rrallë dhe autokton në Shqipëri. Ndaj, ndonëse me dhimbje, duhet të çregjistrohet nga libri i këtyre kafshëve. Aktualisht në Shqipëri kanë mbetur buaj vetëm në Divjakë. Por, sipas të dhënave, edhe ai po shkon drejt zhdukjes, pasi fshatarët nuk kanë interes ta mbajnë. Kjo ishte historia e buallit elbasanas, i cili tashmë thjesht do të përmendet se ekzistonte dikur.
NË 2008 ITALIANËT U INTERESUAN PËR BUALLIN SHQIPTAR
Këto familje përdorin edhe qumështin, madje kanë provuar edhe mishin. Të interesuar për rritjen e kësaj specie të rrallë dhe sidomos shtimin e saj, përfaqësues nga rajoni i Pulias kanë parë nga afër krerët që rriten në familjet elbasanase dhe kanë vlerësuar faktin se krerët janë në shtim. Mocarella e famshme italiane e picave prodhohet nga qumështi i buallit dhe sipas përfaqësuesve italianë, shfrytëzimi në këtë drejtim i këtyre kafshëve do të bënte fitimprurës dhe me mjaft interes rritjen. Këto specie janë të veçanta edhe për faktin se mund të jetojnë vetëm buzë lumenjve dhe zonave me shumë ujë. Kjo bën që në anë të lumenjve Shkumbin e Devoll këto kafshë mund të mbarështohen shumë mirë dhe madje mund të kenë një shërbim shumë më të madh se transporti që do të ishte shfrytëzimi i qumështit dhe i mishit.
PROJEKTI
Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë mbështetur shtimin e numrit të një specie që 5 vjet më parë konsiderohej thuajse e zhdukur. Për këtë qëllim shteti ka financuar me të holla familjet fermere që mbarështojnë buaj. Në Elbasan numërohen gjithsej 30 krerë buaj. Para vitit 1990 në këtë rreth numëroheshin mbi 2000 krerë buaj. Por duke qenë një kafshë që kërkon sasi të mëdha ushqimi me nivele të pakta përfitimi, bualli pothuajse nisi të shfarosej. Bualli mbarështohej në familjen Vaja dhe Hysa në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Familjarët shprehen se dikur por edhe tani e mbarështojnë buallin për të tërhequr qerre dhe për të kryer punë shumë të rënda në bujqësi. “Familja ime e ka patur traditë rritjen e buallit, shprehet Migen Vaja. Ne jemi një fshat fushor dhe gjatë dimrit rrugët bëhen të pa kalueshme nga balta. Vetëm buajt mund të çajnë rrugën duke tërhequr edhe ngarkesë. . I kemi përdorur për punë në bujqësi, për të pluguar tokën dhe për të tërhequr qerre. Nuk kemi marrë qumësht dhe kotorra për mish”. Dikur në fshat mbarështroheshin qindra krerë. Tani nuk gjen më buaj. Që të mbash buaj duhet të shpenzosh shumë pasi ato janë kafshë që konsumojnë sasi të mëdha bari dhe koncetratë. Janë pa leverdi. Nga bualli edhe mund të fitosh. Unë familjarisht mjel bullicat dhe qumështin e tyre e bëj djathë. Kanë një djathë mjaft të kërkuar në treg. Por edhe kotorrat mund të përdoren për mish”. Bualli prodhon qumësht me rreth 11% yndyrë. Interes të vecantë për specian e buallit kanë treguar edhe specialistët italianë. Sipas tyre për fat të keq ekzemplarët jetojnë në kushte të vështira dhe kanë nevojë për ambiente më të mira. Do të bëjmë të pamundurën në Itali që të stimulojmë mbarështrimin e buallit në Shqipëri. Në Itali buajt nuk përdoren për punë bujqësie. Ne e mbarështrojmë këtë lloj për të përfituar djathin e famshëm Mozarella me të cilin përgatiten picat. Gjithashtu e përdorim edhe për prodhim mishi. Të njëjtën gjë duam që të ndodhë edhe në Shqipëri”. Por ky projekt i vitit 2008 u shua dhe bashkë me të u zhdukën edhe buajt e fundit të mbetur, të cilët u shitën në Maqedoni. Para vitit 1990 në Elbasan numëroheshin mbi 2000 krerë buaj. Para pesë vitesh kishin mbetur vetëm 15 ekzemplarë. Ndaj me ndihmën e qeverisë dhe Drejtorisë së Bujqësisë ju përveshëm punës për të shpëtuar këtë specie. Shteti i ndihmon çdo vit fermerët me 50 mijë lekë për çdo buallicë dhe me 80 mijë lekë për çdo buall. Sipas fermerëve ka ardhur koha që të krijohen ambiente përpunimi të qumështit në të kundërtën kjo specie nuk do të jetë edhe për shumë kohë.