Një 12-vjeçare nga Gjermania është zhdukur pa lënë gjurmë në plazhin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.1, në zonën e plazhit publik. Kallëzimi në polici është bërë nga njerku i vajzës, V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.
Ndërkohë policia ka bërë edhe identiktin e vajzës duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbulimin e vendndodhjes së saj. Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli. Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.