Qindra burra dhe djem duket se janë zhdukur pas kalimit nga zonat e mbajtura nga rebelët e Aleppos në territorin e qeverisë. Kështu kanë thënë zyrtarët e OKB-së, njofton BBC. Forcat e udhëhequra nga qeveria siriane kanë kapur së paku 75 për qind të pjesëve lindore të qytetit nga rebelët në javët e fundit. Dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga ato zona, dhe më shumë se 8 mijë janë larguar të enjten. OKB gjithashtu thotë se rebelët po ndalojnë njerëzit të largohen. Në një konferencë shtypi në Gjenevë, Rupert Colville, zëdhënës i Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se deri në 100.000 njerëz janë të bllokuar në zonat e Aleppo-s lindore.