Dibër, 21 shkurt – Vizita e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në Shkup, paraqet mesazh në vetvete. Ai e fillon turin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe stacioni i parë është pikërisht Shkupi dhe ky është mesazh në vetvete.
Këtë e deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar në pyetjen e MIA-s, për atë se çfarë mesazhi sjellë Junkeri të dielën në Shkup.
“Nga ana tjetër është e ditur se BE-ja është këtu për ne. KE-ja në mënyrë shumë të qartë përmendi në strategji se vendi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Mesazhi i tij është inkurajues që t’i përshpejtojë proceset reformuese me çka do ta shkurtoni rrugën drejt BE-së”, deklaroi Zhbogar.
Theksoi se dyert e BE-së janë të hapura, ndërsa harku kohor është viti 20205 deri kur çdo vend mund të arrijë tjetrin në progres.
“I mbetet vendit, liderëve politikë në Shkup që t’i bëjnë orvatjet e vërteta, t’i përshpejtojnë aktivitetet, proceset reformuese që qytetarët tuaj ta shfrytëzojnë ofertën e BE-së”, porositi Zhbogar nga Dibra.